Rama-Duka, “ok” rikonstruksionit të “Ruzhdi Bizhuta”

Sporti

Rama-Duka, “ok” rikonstruksionit të “Ruzhdi Bizhuta”

Më: 21 janar 2014 Në ora: 00:20

Çështja e stadiumit të ri pas vendimit për prishjen e kompleksit të vjetër “Qemal Stafa” duket se po merr rrugë zyrtare. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i shoqëruar nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e ekzekutivit ku temë qëndrore e diskutimeve ishte pikërisht çështja e stadiumit.

Gjatë bisedimeve, kryeministri Rama i ka ndezur dritën jeshile projektit për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta” ku do të zhvillohen eliminatoret e Kampionatit Europian 2016. Projekti për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit kap vlerën 1.6 milionë Eurove, çka do të bëjë të mundur që kombëtarja kuqezi të mos emigrojë jashtë vendit për të zhvilluar eliminatoret deri në ndërtimin e stadiumit të ri që parashikohet të ngrihet pikërisht mbi rrënojat e “Qemal Stafës”. Në bisedën që kryeministri zhvilloi me shefin e FSHF-së, ai konfirmoi gjithashtu edhe takimin me presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili do të vizitojë Tiranën në datën 19 Shkurt të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat