Abonimet tuaja mbështesin gazetarinë cilësore



Si gazeta e parë e pavarur në gjuhën shqipe, BOTA SOT gjithmonë ka qenë zëri i shqiptarëve në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci të mirëfilltë. Ndër vite, ne shërbyem si urë lidhëse ndërmjet shqiptarëve në diasporë me atdheun. Gazetaria jonë dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet mbarëkombëtare për Kosovën e pavarur.

Po kështu, BOTA SOT për fat të keq numëron katër dëshmorë të fjalës së lirë, që u vranë vetëm e vetëm pse grupeve të caktuara nuk u konvenonte e vërteta që ata me aq guxim e shkruanin.

BOTA SOT, vazhdoi punën me lajmet dhe shkrimet e saj cilësore dhe të paanshme, duke shërbyer si dritare informimi që i shkon përtej çdo lajmi.

Si gardiane e vlerave njerëzore dhe demokratike, BOTA SOT shpalos të vërtetën me gazetarinë hulumtuese që asnjë gazetë tjetër shqiptare nuk e ofron.

Artikujt në faqen tonë “online” botasot.info, deri më tani ishin të qasshëm falas, sepse qëllimi ynë ishte sigurimi dhe prezantimi i lajmit të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Reklamat ishin burimi ynë i vetëm i financimit në faqen tonë të internetit. Por, me kalimin e kohës dhe zhvillimin e hovshëm të tregut medial, lindi nevoja për shtimin e resurseve logjistike të punës për t`ua ofruar lexuesve informacionin në kohë reale.

Për vazhdimin e gazetarisë në këtë nivel, neve na duhet mbështetja e lexuesve tanë besnikë. Për këtë arsye, ne ua prezantojmë abonimet digjitale!

Me një pagesë modeste për parapagim mujor ose vjetor, ju na mbështetni për të vazhduar ofrimin e lajmeve për shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe në mbarë botën. Së bashku ne mund ta krijojmë një botë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Një botë e së vërtetës, BOTA SOT!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e abonimit tonë!