BDK kundërshton Jeremiçin në mbrojtje të Berishës

Maqedonia

BDK kundërshton Jeremiçin në mbrojtje të Berishës

Më: 19 gusht 2009 Në ora: 16:27

Partia Bashkimi Demokratik Kombëtar me seli në Shkup, kundërshton ashpër reagimin e Ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç, i cili deklaratën e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha rreth projekti për unitetit kombëtar të shqiptarëve, e vlerësoi si cenim të sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

“Ne si parti shqiptare jo vetëm që e përshëndesim një qëndrim të tillë të kryeministrit shqiptar Berisha, por e inkuarajojmë atë që të vazhdojë në realizimin e proektit të bashkimit, sepse ai për her të pare u paraqit në rolin që i takon si kryeministër i të gjith shqiptarëve në trojet etnike”, thuhet nw reagimin e BDK-së.

Ndërsa sa i përket kundërshtimit të këtij proekti nga ana e ministrit të jashtëm serb, BDK-ja vlerëson se kjo nuk është asgjë tjetër përpos vazhdim i politikës që ka për qëllim destabilizimin e ballkanit perëndimor, sepse Kosova asnjëher nuk ka qen tok serbe, por në mënyrë të dhunshme dhe të padrejt ajo dhe trojet tjera etnike shqiptare u shkëputën nga trungu amë.

“Por kur Jeremiç nxjerr lot krokodilli për Kosovën, ai në fakt e vajton Luginën e Preshevës sepse e din fare mir se edhe kjo pjesë është në fakt tok shqiptare dhe mesiguri do të vij dita kur duhet hequr dor nga ky teritor i grabitur. Ndërsa Jeremiç kur flet për kinse prishjen e raporteve ndërshtetërore, është mëse e qartë se raportet shqiptaro-serbe janë të prishura për më shum se 100 vite, që kur filluan pastrimet e trojeve etnike me anë të masakrave të shumta që i aplikuan serbët që nga vititi 1878, në shum troje etnike shqiptare e që po vazhdojnë sod e kësaj dite në Kosovën Lindore. Prandaj që të përmirsohen raportet shqiptaro-serbe, Serbia në rradh të para duhet tu kërkoj falje publike shqiptarëve për gjith gjenocidin e shkaktuar deri më sot, por edhe të heq dorë nga sundimi i trojeve shqiptare. Gjermania dhe populli gjerman nuk ngurroi që të kërkoj falje ndaj hebrenjëve, të cilët kishin pësuar nga nazizmi, prandaj është koha që edhe Sërbia të mësoj pak më shum nga bota demokratike perëndimore”, thuhet në fund të reagimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat