Liqeni i Ohrit pasurohet me 300 mijë trofta të reja

Maqedonia

Liqeni i Ohrit pasurohet me 300 mijë trofta të reja

Më: 10 shtator 2009 Në ora: 11:37

Gjithsej 300 mijë trofta të reja sot u lëshuan në liqenin e Ohrit. Për këtë nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave janë ndarë 10 milion denarë. Ministri Lubço Dimovski përkujtoi se organet shtetërore janë të brengosura për gjendjen me troftën dhe belushën në liqe andaj edhe është marrë vendimi për ndalimin e plotë të peshkimit deri më vitin 2014. Dimovski paralajmëroi se së shpejti do të formohet komiteti dypalësh midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, për formimin e të cilit gjatë kohë angazhohen ekologët dhe opinioni profesional .

‘Roli në këtë organ do të jetë përfshirja e institucioneve të palës shqiptare në aksionin tonë dhe pjesëmarrja e tyre aktive në mbrojtjen e troftës së Ohrit në mënyrën e njëjtë sikurse që e bëjmë ne’, theksoi ministri Dimovski.

Ndërkaq, Shqipëria nuk e ka ndaluar peshkimin në pjesën e vet të liqenit, kështu që puna e komitetit nënkupton edhe fillimin e aksioneve të përbashkëta në luftën kundër peshkimit ilegal. Njëkohësisht dy shtetet aktivisht do të përfshihen në pllenimin me trofta dhe belusha të reja. Inspektorët shtetëror megjithatë nuk fshehin faktin se mungon epilogu gjyqësor i rasteve me peshkatarët.

‘Atje ku ka kallëzime kundërvajtëse deri më tash nuk ishim të kënaqur, por shpresojmë se pas bartjes së kompetencave nga ministria e drejtësisë në gjykatat lokale, se efektet do të jenë më të madhe, kurse kallëzimet penale do të procesuohen’, tha Vanço Dimitrievski, inspektor shtetëror i bujqësisë.

Që nga formimi para tre viteve i shërbimi të rojës në anën maqedonase të liqenit të Ohrit janë sekuestruar dhe asgjësuar rreth 10 mijë rrjeta, shumë pajisje peshkimi si dhe varka që janë marrë dhe dorëzuar në gjykata.a-m

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat