Shkarkohet redaksia e 'enciklopedisë' maqedonase

Maqedonia

Shkarkohet redaksia e 'enciklopedisë' maqedonase

Më: 7 tetor 2009 Në ora: 16:10

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ka vendosur sot që të shkarkojë redaksinë aktuale të Enciklopedisë maqedonase me në krye akademikun, Bllazhge Ristevski.Kryesia njëherit ka propozuar që të formohet një redaksi e re, e cila

do të bëjë korrigjimet kontestuese të enciklopedisë së pare. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues eminent të bashkësive të tjera etnike në Maqedoni.

Redaksia e re duhet të formohet bazuar në procedurat dhe Statutin e akademisë më së voni në afat prej një muaji.

Anëtarët e rinj të redaksisë duhet të bëjnë ndryshimet e teksteve që nuk janë të pranueshme nga aspekti shkencor, por edhe nga shoqëria në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat