Presidenti Topi takon ish-presidentin dhe Kryetarin e partisë maqedonase LSDM, Cervenkovski

Maqedonia

Presidenti Topi takon ish-presidentin dhe Kryetarin e partisë maqedonase LSDM, Cervenkovski

Më: 15 prill 2010 Në ora: 11:31

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati dje një takim të veçantë me ish-presidentin maqedonas dhe aktualisht, liderin e partisë më të madhe opozitare maqedonase, LSDM, Branko Cervenkovski.

Duke vlerësuar takimin me Cervenkovski si një nga personalitetet më të shquara të politikës maqedonase, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e takimeve të tilla, të cilat ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe politike, në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe në realizimin e synimeve të përbashkëta të dy vendeve tona fqinje në integrimin evropian.

Gjithashtu, Presidenti Topi nënvizoi se kjo vizitë zyrtare dhe këto takime dëshmojnë për marrëdhënie shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat duhet të intensifikohen në të ardhmen, në shërbim të interesit të të dy vendeve tona. Duke theksuar se politika shqiptare ka patur qëndrime konstruktive për zhvillimet në Maqedoni, Kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje rolin dhe rëndësinë që kanë partitë e opozitës në forcimin e shtetit dhe demokratizimin e mëtejshëm të tij.

Kreu i partisë më të madhe opozitare maqedonase, LSDM, Branko Cervenkovski falenderoi Presidentin Topi për takimin e ngrohtë e miqësor dhe siguroi se partia e tij do të vazhdojë të shprehë haptazi qëndrimin e saj të matur e konstruktiv në të mirë të zhvillimeve në Maqedoni e rajon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat