Selmani uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Maqedonia

Selmani uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Më: 10 gusht 2010 Në ora: 17:11

Kryetar i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. "Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i paqes, begatisë, ndershmërisë, humanitetit, dashurisë, mëshirës dhe faljes. Këto vlera dëshmojnë përkushtimin tonë të pastër dhe të vërtetë ndaj fesë islame, por edhe përforcojnë vullnetin dhe dëshirën tonë për të qenë të vëllazëruar me të afërmit dhe me të njohurit edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira, sot dhe në të ardhmen.

Uroj që ky Ramazan shoqërisë tonë t’ia shtojë mirëkuptimin, solidaritetin dhe tolerancën mes njerëzve, por edhe t’ia kthejë kujtesën se duhet të kujdeset për nevojtarët dhe të varfërit.

Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të anëtarsisë së Demokracisë së Re t’Ju përcjell urimet më të sinqerta dhe përzemërta.

Ndaj lutjet me Ju që sakrifica dhe besimi ynë tek Zoti do të shndërrohet në mirësi për secilin nga ne, për familjet tona dhe për vendin tonë", thuhet në urimin e kreut të DR-së, Imer Selmani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat