BE, SHBA, OSBE dhe NATO, ftojnë për bashkëpunim ndaj MO-së

Maqedonia

BE, SHBA, OSBE dhe NATO, ftojnë për bashkëpunim ndaj MO-së

Më: 13 gusht 2010 Në ora: 14:13

Ambasadorët e organizatave perëndimore dhe SHBE-ve kanë ftuar sot për besnikëri ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe përkushtim të të gjithë faktorëve politik në Maqedoni për zbatim të saj.

"E pranojmë dhe e përshëndesim zhvillimin pozitiv të cilin vendi e arriti në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike pasi është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike.

Mbetemi tërësisht të përkushtuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe presim të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin obligim të plotë për atë që paraqet proces të vazhduar dhe ta mbështesin zbatimin e marrëveshjes edhe si tekst por edhe frymën e tij", qëndron në deklaratën e përbashkët,” thanë në një deklaratë e përbashkët Erwan Fuere, Philip Reeker, Jose Luis Herero dhe David Humar me rastin e nëntëvjetorin të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit..

“Angazhime shtesë janë të nevojshme për vendosjen e sistemit arsimor gjë që do të mund t'i zhvillojë integrimin dhe marrëdhëniet multietnike në të gjitha nivelet", thuhet në deklaratë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat