Herero: Marrëveshja e Ohrit - çelësi i integrimit dhe stabilitetit

Maqedonia

Herero: Marrëveshja e Ohrit - çelësi i integrimit dhe stabilitetit

Më: 13 gusht 2010 Në ora: 18:14

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, në një intervistë ekskluzive për Tv Alsat-M, edhe njëherë ka rikujtuar partitë politike në vend se Marrëveshja e Ohrit, është çelësi i integrimit dhe stabilitetit të vendit. Megjithatë ai ka theksuar se kanë mbetur edhe shumë gjëra për t’u implementuar.

“Besoj se gjatë këtyre nëntë viteve, ky shtet ka bërë shumë gjëra të mira duke u bazuar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Unë besojë se kjo marrëveshje ka dëshmuar se është instrumenti kyç për stabilitetin dhe për ardhmërinë e këtij shteti.

Një pako e ligjeve shumë të rëndësishëm u miratua, ligje të cilat e ndryshuan kushtetutën, punësimin në polici, koalicionin qeveritar të cilin e kemi sot, sistemin arsimor, përdorimin e gjuhëve, procesin aktual të decentralizimit, etj. Ka pësuar transformim masiv. Mirëpo, akoma ka shumë gjëra të cilat duhet të realizohen. Ideali, për të cilin njerëzit kthehen kah fryma e MKO-së, akoma nuk është realizuar tërësisht.

Unë besoj se secili në këtë shoqëri jo vetëm që dëshiron shoqëri paqësore, por, gjithashtu edhe shoqëri ku bashkësitë kanë shumëllojshmëri. Dhe kjo akoma nuk është arritur në tërësi”, deklaroi Jose Luis Herero, ambasador i OSBE-së në Shkup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat