Degë të USHT-së edhe në Dibër

Maqedonia

Degë të USHT-së edhe në Dibër

Më: 22 gusht 2010 Në ora: 14:59

Viti i ri akademik 2010-2011, parë herë të parë do të startoj edhe në Dibër, si rezultat i shpërndarjes së fakulteteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Në këtë qytet këtë vit hapen degët e gjuhëve të huaja dhe fakulteti për fizioterapisë. Për realizimin e këtij vendimi të qeverisë, Komuna e Dibrës ka ndarë rreth 250 mijë euro nga buxheti i saj dhe intensivisht po punohet në adaptimin e objektit të ish-kazermës “Liman Kaba”.

“Komuna totalisht ka marrë përsipër adoptimin objekteve, ndërsa nga USHT-ja presim që të sjellin inventarin e nevojshëm për fakultetet e tyre.

Realisht kjo do të jetë perspektivë dhe hapje e dyerve për qytetin e Dibrës pasi që këtu dibranët do të kenë mundësi edhe më lirë të studiojnë, po ashtu me mbarimin fakultetit të tyre edhe perspektiva do të jetë më e madhe, pasi në Dibër është paraparë studimi në gjuhën angleze, frënge dhe gjermane si dhe fakulteti i fizioterapisë, që paraqet perspektivë e madhe pasi që në Dibër ekzistojnë edhe banjat e Dibrës, kështu që edhe punësimi i tyre do të jetë më i lehtë”, deklaroi Ylli Mirzo, shef i kabinetit të kryetarit të Dibrës.

Banorët e Dibrës kanë mirëpritur vendimin që disa degë të USHT-së të hapen në Dibër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat