Wikileaks 522 dokumente sekrete amerikane për Maqedoninë

Maqedonia

Wikileaks 522 dokumente sekrete amerikane për Maqedoninë

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 12:27

Në dokumentet e para të publikuara nga Wikileaks nëpër faqet e internetit të gazetave prestigjioze janë përfshirë edhe dy dokumente që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Në një dokument të publikuar të 16 shtatorit të vitit 2009 jepen detaje nga vizita e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Filip Gordon në Paris më 11 shtator 2009 dhe takimi me një grupi të diplomatëve francez të udhëhequr nga këshilltari i Ministrisë së Jashtme të Francës, Jean –David Levitte.

Zgjidhja e kontestit të emrit dhe modalitetet për të gjetur kompromisin midis dyja palëve janë çështjet që janë shtruar midis diplomatëve të lartë amerikan dhe francez, njofton INA.

Në dokumentin e përpunuar nga diplomatët amerikan nga takimi thuhet se “Levitte shprehu optimizëm se një qeveri e re greke do të jetë "më e fortë" dhe do të lejojë fleksibilitet më të madh për të pasur progres në kontestin greko-maqedonas rreth emrit.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Filip Gordon ra dakord se një qeveri e fortë konservative ose një qeveri socialiste duhet të jetë partnere më e fortë dhe më fleksibile në negociatat për emrin. Ai shfaqi shpresën se komuniteti ndërkombëtar mund të bindin Maqedoninë të braktisë idenë e një referendumi për emrin dhe nga ana tjetër Greqia të braktisë domosdoshmërinë për ndryshimin e pasaportave. Në këtë rast sipas tij, mund të arrihej përparim.

Wikileaks pritet të publikojë edhe dokumente të tjera të diplomatëve amerikan që nuk përjashtojnë Maqedoninë dhe problematikat e saj.

Në një dokument tjetër të datës 2 shkurt 2009 përshkruhet politika shtetërore greke dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në pjesën e marrëdhënieve me Maqedoninë, jepen detaje rreth shpalljes së pavarësisë së saj, dhe origjinës historike dhe territorit. Në dokument nënvizohet se territori i Maqedonisë përbëhet prej “39 për qind e territorit bën pjesë në territorin e rajonit historik të Maqedonisë së vjetër, 51 për qind i takon Greqisë dhe 9 për qind Bullgarisë”.

Në dokumentin e tillë përshkruhet edhe problemi i kontestit të emrit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në nivel ndërkombëtar, siç është marrëveshja e vitit 1995, ndërmjetësimi nën ombrellën e OKB-së dhe diplomatit amerikan Methju Nimic.

Grekët bën thirrje një për propozim kompromisi me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm siç është propozimi Maqedonia Veriore. Dokumenti sekret përmban pastaj edhe veton greke për bllokimin e anëtarësimit në NATO dhe BE, përfshirë Samitin e NATO-s të vitit 2008. Të gjitha partitë greke mbështesin qëndrimet e qeverisë. Pavarësisht problemit të emrit Greqia është investitori kryesor në FYROM dhe marrëdhëniet tregtare vlerësohen të forta.

Këto janë disa nga 250 mijë dokumentet e para nga Wikileaks që u publikuan në “The Guardian” lidhur me Maqedoninë por edhe në faqet e internetit të gazetave prestigjioze botërore, të cilat janë pjesë e dokumenteve dhe korrespodencave që diplomatët amerikan i dërgojnë në Departamentin e Shtetit gjatë trevjeçarit të fundit, të cilat u zbuluan nga Wikileaks. Besohet se njeriu i cili që qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat