Greqia blenë sisteme të armatimit nga Izraeli

Bota

Greqia blenë sisteme të armatimit nga Izraeli

Më: 10 shkurt 2011 Në ora: 17:56

Greqia do të blejë nga Izraeli sisteme armatimi me vlerë 100 milionë euro.

Në lajmin e gazetës greke "Elefteros Tipos" bëhet e ditur se Greqia do të blejë nga Izraeli sisteme armatimi të tipit SPICE 1000 dhe SPICE 2000 për avionët luftarakë të tipit F-16 dhe F-4 që ka në inventarin e ushtrisë.

Në lajm bëhet e ditur që mes Greqisë dhe Izraelit është planifikuar edhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushat e armatimit dhe të stërvitjeve ushtarake.

Pritet që çështja të shqyrtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse gjatë vizitës së Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Venizelos në muajin mars në Izrael.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat