Japoni: Evakuohen të mbijetuarit e tërmetit nga frika e ndotjes radioaktive

Bota

Japoni: Evakuohen të mbijetuarit e tërmetit nga frika e ndotjes radioaktive

Më: 14 mars 2011 Në ora: 07:51

Të paktën 170 mijë japonezë që i mbijetuan tërmetit dhe cunamit kanë braktisur shtëpitë nga frika e përhapjes së ndotjes radioaktive nga centralet e dëmtuara bërthamore.

Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz mund t’i jenë ekspozuar rrezatimit ndërsa po evakuoheshin nga një vendbanim në afërsi të punishteve të dëmtuara. Ata dhe qindra të tjerë po testoheshin për ekspozim ndaj rrezatimit.

Autoritetet thonë se një shpërthim hidrogjeni tronditi sot në mëngjes njërin prej impiantëve bërthamorë në Fukushima në veri të Tokios, duke liruar një re tymi të bardhë në ajër. Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se ndërtesa ishte ende e sigurt dhe se kishte pak rrezik të rrezatimit masiv.

Operatorët në dy punishtet bërthamore po përpiqeshin të mbanin ulët temperaturat në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i madh i së premtes. Autoritet po përdornin ujë deti në përpjekje për të zvogëluar shtypjen e brendshme në reaktorë.

Në ndërkohë, kompanitë energjetike në mbarë Japoninë paralajmërojnë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të rënies së prodhimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat