Familja perandorake në Japoni mbetet pa drita

Bota

Familja perandorake në Japoni mbetet pa drita

Më: 14 mars 2011 Në ora: 13:12

Familja perandorake në Japoni ka kërkuar që rezidenca e tyre të mos trajtohet më me përparësi, sesa banesat e qytetarëve të thjeshtë në lidhje me energjinë.

Në një njoftim të zëdhënësit të perandorit thuhet se ndërprerja e energjisë në gjithë vendi, duhet të zbatohet edhe për familjen perandorake.

“Duam të ndajmë tragjedinë dhe problemet me qytetarët e Japonisë”, mësohet të ketë thënë familja perandorake.

Ndërkohë që përfaqësuesit e familjes perandorake kanë anuluar çdo takim gjatë këtyre ditëve, duke i bërë apel popullit për të kaluar këtë sfidë. Rregullat e shtëpisë së perandorit janë shumë strikte dhe ky lajm ka bërë bujë në mediat japoneze.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat