Japoni: Shpërthimi dhe zjarri përkeqësojnë krizën bërthamore

Bota

Japoni: Shpërthimi dhe zjarri përkeqësojnë krizën bërthamore

Më: 15 mars 2011 Në ora: 14:37

Qeveria e Japonisë tha se radioaktiviteti në centralin bërthamor Fukushima ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut, pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që jetojnë në një rreze prej 30 km nga kompleksi, të qëndrojnë brenda shtëpive.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se erërat po bartin grimca radioaktive mbi Oqeanin Paqësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat