SHBA dërgon specialistë të tjerë në Japoni

Bota

SHBA dërgon specialistë të tjerë në Japoni

Më: 16 mars 2011 Në ora: 08:45

Në Japoni këtë të mërkurë priten specialistë të tjerë për energjinë bërthamore nga SHBA. Gjithsej 34 specialistët ofrojnë ndihmë teknike. Pjesë e detyrës së tyre është edhe analiza e pasojave të mundshme për popullsinë të radioaktivitetit të çliruar nga reaktorët e dëmtuar.

Pas autoritetit francez ASN tani edhe një institut i pavarur kërkimor në SHBA e klasifikoi avarinë në Fukushima të shkallës 6 nga gjithsej 7.

Nuk përjashtohet mundësia që avaria të klasifikohet edhe e shkallës 7, kanë shprehur shqetësimin ekspertët e Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Isis) në Uashington. Shkalla 7 është arritur deri tani vetëm në rastin e katastrofës së Çernobilit në 1986.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat