Perandori japonez, i shqetësuar me krizën

Bota

Perandori japonez, i shqetësuar me krizën

Më: 16 mars 2011 Në ora: 14:45

Perandori i Japonisë, Akihito, tha se është “thellë i shqetësuar” me krizën nëpër të cilën po kalon vendi, pas tërmetit të javës së kaluar.

Sot, punëtorët në centralin bërthamor të Fukishimës janë detyruar të ndërprejnë punën përkohësisht, për shkak të niveleve të larta të rrezatimit.

Impianti në veri të Tokios është goditur nga disa shpërthime dhe zjarre pas dëmtimeve që ka përsuar nga tërmeti dhe cunami.

Helikopterët ushtarakë kanë vazhduar edhe sot të bartin ujë mbi reaktorët me sisteme të dëmtuara të ftohjes.

Autoritetet qeveritare thonë se rrezatimi nuk përbën rrezik të menjëhershëm shëndetësor për njerëzit jashtë zonës 20-kilometershe të uzinës, e cila tashmë është evakuuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive aziatike të ndalojnë “thashethemet” për përhapje të rrezatimit përtej Japonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat