Franca thotë se NATO-ja nuk bën sa duhet në Libi

Bota

Franca thotë se NATO-ja nuk bën sa duhet në Libi

Më: 12 prill 2011 Në ora: 10:40

Ministri i jashtëm i Francës, Alen Zhype tha se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t'i mbrojtur civilët libianë nga sulmet e forcave të Moamer Gadafit.

Ministri Zhype i tha radios franceze se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t'i parandaluar forcat e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për t'i bombarduar qytetet që po mbahen nga rebelët.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen të enjten dhe të premten në Berlin për ta diskutuar gjendjen në Libi.

Përkundër sulmeve të NATO-s, forcat qeveritare të Libisë i kanë shtyrë kryengritësit që luftojnë t'i japin fund sundimit 40 vjeçar të Gadafit.

Dje kryengritësit e hodhën poshtë planin e Unionit Afrikan për përfundimin e konfliktit tetë javësh duke thënë se Gadafi duhet të largohet.

Po sot, ish ministri i jashtëm libian Musa Kusa, i cili dezertoi në Londër, tha se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga zhytja në luftë civile.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat