Minsk: Janë arrestuar disa persona lidhur me sulmin në metro

Bota

Minsk: Janë arrestuar disa persona lidhur me sulmin në metro

Më: 12 prill 2011 Në ora: 14:18

Zëvendës prokurori i Bjellorusisë, Andrei Shved, thotë se disa njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmin e djeshëm me bombë në metron e kryeqytetit Minsk.

Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Sot më herët, ministri i brendshëm, Anatol Kulyashou, tha se policia e kishte krijuar portretin e dy meshkujve të dyshuar, duke i shfrytëzuar përshkrimet e dy dëshmitarëve.

Nga sulmi i djeshëm me bombë në metro janë vrarë 12 vetë, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe 22 vetë, që janë në gjendje serioze shëndetësore.

Policia në Bjellorusi sot ka bërë kontrollime në rrugë, stacione dhe aeroporte.

Presidenti Aleksander Llukashenka ka vlerësuar se eksplodimi ishte përpjekje për destabilizimin e këtij vendi dhe theksoi se nuk e përjashton involvimin e të huajve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat