Fillon sezoni i çmimeve Nobel

Bota

Fillon sezoni i çmimeve Nobel

Më: 5 tetor 2009 Në ora: 11:36

Fillon në Stokholm stina e çmimeve Nobel. Sot jepet çmimi Nobel për mjeksi, i pari për këtë vit. Gjatë javës do të jepen dhe çmimet Nobel në fizikë, kimi, letërsi e paqe. Seria e çmimeve nobel mbyllet me atë në ekonomi më 12 tetor. Çmimi Nobel në fushën e ekonomisë është një krijim i Bankës Qëndrore të Suedisë.

Çdo çmim Nobel ka një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat