Traktati i Lisbonës para sfidës çeke

Bota

Traktati i Lisbonës para sfidës çeke

Më: 27 tetor 2009 Në ora: 11:30

Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke konsideron të martën në Bërno sfidën e fundit ligjore ndaj Traktatit të Lisbonës, i cili synon qartësimin e mënyrës se si drejtohet Bashkimi Europian.

Traktati duhet ratifikuar 27 vendet anëtare para se të marrë fuqi ligjore dhe Republika Çeke është vendi i vetëm që nuk e ka nënshkruar atë akoma.

Gjykata Kushtetuese e vendit do të dëgjojë argumentat e një grupi senatorësh që thonë se Traktati i Lisbonës do të krijojë një super-shtet, duke cënuar kështu sovranitetin çek.

Senatorët gëzojnë përkrahjen e presidentit të vendit, Vaclav Klaus, i cili është kundërshtar i hapur i traktatit.

Një korrespondent i BBC-së në Bërno thotë se gjykata çeke ka marrë disa peticione gjatë ditëve të fundit dhe disa vëzhgues besojnë se, për të marrë vendim, gjyqtarët do të kenë nevojë për më shumë se një ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat