Bush e Klinton pranojnë të ndihmojnë Obamën

Bota

Bush e Klinton pranojnë të ndihmojnë Obamën

Më: 15 janar 2010 Në ora: 13:14

Uashington, 15 janar - Presidenti amerikan, Barak Obama, kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e dy ish presidentëve amerikanë, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush.Të dy ish presidentët kanë rënë dakord të drejtojnë përpjekjet për mbledhjen e fondeve në sektorin privat, në mënyrë që t'i vihet në ndihmë viktimave të tërmetit në Haiti. Në ditët dhe javët që vijnë do të tërheqim vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe bizneseve që të mund të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave urgjente të popullit të Haitit, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentëve Bill Klinton e Xhorxh Bush.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat