OKB-ja vendos të dërgojë 3500 trupa shtesë në Haiti

Bota

OKB-ja vendos të dërgojë 3500 trupa shtesë në Haiti

Më: 19 janar 2010 Në ora: 18:18

Këshilli i Sigurimit në mënyrë unanime ka votuar për dërgimin e 3500 trupave shtesë të Kombeve të Bashkuara në Haiti, për të ndihmuar në mbajtjen e rendit dhe për mbrojtjen e konvojeve humanitare.

Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimi, “duke i pasur parasysh rrethanat dhe nevojën urgjente për veprim”, e kanë mbështetur kërkesën për trupa shtesë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Sipas rezolutës së hartuar nga Shtetet e Bashkuara, misoni i OKB-së në Haiti, do të përbëhet nga komponentja ushtarake dhe ajo policore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat