Obama i gatshëm për kompromis për reformën shëndetësore

Bota

Obama i gatshëm për kompromis për reformën shëndetësore

Më: 21 janar 2010 Në ora: 10:46

Uashington, 21 janar Pas disfatës së demokratëve në zgjedhjet për Senatin në Masaçusets, Presidenti i SHBA së, Barak Obama, u ka sinjalizuar republikanëve gatishmërinë e tij për kompromis në lidhje me reformën në shëndetësi. Obama u shpreh se i këshillon demokratët të përqendrohen në ato pika të reformës së polemizuar të shëndetësisë, të cilat kanë gjetur miratim. Zëdhënësi i tij, Robert Gibs, plotësoi në Uashington se Obama synon megjithatë reformimin brenda këtij viti të sistemit të shëndetësisë. Demokratët, pas zgjedhjeve në Masaçusets, humbën në Senat shumicën e tyre strategjike prej 60 vendesh, me të cilën Obama deri tani kishte mundësi të kalonte projektligjet e tij, me gjithë kundërshtimin e opozitës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat