Qeveria e Haitit planifikon aksione për zhvendosjen e popullatës

Bota

Qeveria e Haitit planifikon aksione për zhvendosjen e popullatës

Më: 22 janar 2010 Në ora: 08:58

Qeveria në Haiti dëshiron që rreth gjysmë milioni njerëz që kanë mbijetuar tërmetin në kryeqytetin Port-au-Prince t'i vendosë në vendstrehime provizore. Shkaku janë kushtet shumë të rënda sanitare në shumë pjesë të kryeqytetit Port-au-Prince, deklaroi shefi i zyrës së Presidentit, Fritz Longchamps. Mjekët kanë paralajmëruar nga mundësia e shpërthimit të epidemive të pakontrollueshme në kampet e tanishme. Ndërkohë furnizimi i popullatës po vazhdon. Në limanin e rregulluar pjesërisht të kryeqytetit Port-au-Prince ka mbërritur anija e parë me gjërat më të domosdoshme. Janë futur në përdorim edhe katër aeroporte të tjera të vendit. Presidenti René Préval kumtoi se autoritetet në shumë rajone po e marrin kontrollin e vendit hap pas hapi. Banka Botërore ka bërë të ditur se Haiti nuk duhet të paguajë borxhet e tij në pesë vitet e ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat