Bankierët kundër reformave të Obamës

Bota

Bankierët kundër reformave të Obamës

Më: 22 janar 2010 Në ora: 09:38

Zoti Obama tha se ishte gati për luftë, nëse bankat e donion një të tillë.

Ai i akuzoi ato se kishin ndezur krizën më të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madh.

Ai tha se ata kishin qënë fajtorë për papërgjegjshmëri të tepruar.

Por Tryeza e rrumbullakët e Shërbimeve Financiare, që përfaqëson institucione të mëdha financiare tha se presidenti ishte duke u përpjekur për ta kthyer Amerikën në vitet 30.

Të tjerë përfaqësues të bankave thonë se propozimet e zotit Obama do të kufizojnë kredidhënien, do të rrisin rrisqet dhe do të bëjnë shumë pak për të mbrojtjen e konsumatorëve.

Presidenti Obama ia atribuon humbjen këtë javë të atij që duhet të kishte qënë një vend i sigurt i demokratëve në Senat, pakënaqësisë së votuesve në shtetin Masaçusets lidhur me gjendjen e ekonomisë.

Ky duket si një ndryshim politik i papritur dhe paksa dramatik, por Shtëpia e Bardhë thotë se ishte vendosur përpara Krishtlindjeve.

Kalimi i ligjeve në Senat nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më e lehtë sesa çuarja përpara e reformës në shërbimin shëndetësor, që duket se është lënë mënjanë për një kohë të pacaktuar në të ardhmen.

Për demokratët ky plan ka disa avantazhe të veçanta.

Disa republikanë, si ish kandidati për president John McCain, mbështesin prej kohësh ide të ngjashme.

Ata mund t'i mbështesin rregullat më të forta, ndërsa ata që nuk e bëjnë këtë mund të portretizohen si miqtë e diskritit financiar Wall Street, duke vepruar kundër interesave të përgjithshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat