Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, njëherësh kandidate në zgjedhjet presidenciale, sot pritet që të paraqitet para gazetatëve, për të parën herë prej përfundimit të votimeve të së dielës.
Pothuajse me të gjitha votat e llogaritura, lideri opozitar, Viktor Janukoviq, ka siguruar vota të mjaftueshme për fitore të ngushtë.
Por, Julia Timoshenko ende nuk e ka pranuar disfatën.
Analistët thonë se ajo mund t’i sfidoj rezultatet duke akuzuar se votimet nuk ishin korrekte.
Mirëpo, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që i ka monitoruar zgjedhjet, i ka vlerësuar ato si “paraqitje impresive” dhe ka kërkuar tranzicion të qetë të autoritetetit.