160 të vdekur nga orteqet e dëborës në Afganistan

Bota

160 të vdekur nga orteqet e dëborës në Afganistan

Më: 10 shkurt 2010 Në ora: 18:39

Gjatë një fatkeqësie nga orteqet e dëborës në veri të Afganistanit, kanë humbur jetën të paktën 160 njerëz. 2600 njerëz mundën të liroheshin nga masa e dëborës, bën të ditur Ministria e Brendshme afgane. Orteqet kishin mbuluar dhjetëra makina në Salang-Pass. Forcat e shpëtimit kishin kërkuar ditën dhe natën për ata që ishin nën dëborë. Helikopterë ushtarakë hodhën paketa me ushqime. Orteqet erdhën si pasojë e dëborë së dendur që kishte rënë në këtë rajon, më i denduri prej 50 vjetësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat