Islandezët kundër dëmshpërblimit të Britanisë së Madhe dhe Holandës

Bota

Islandezët kundër dëmshpërblimit të Britanisë së Madhe dhe Holandës

Më: 7 mars 2010 Në ora: 09:41

Islandezët kanë refuzuar me një shumicë të madhe votash në referendum mundësinë e pagesës së dëmshpërblimit për Britaninë e Madhe dhe Holandën, për shkak të falimentimit të Bankës "Icesave". Mediat njoftojnë se në referendum rreth 93 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër ligjit për dëshmshpërblim të miratuar prej parlamentit në vitin 2009. Ligji parashikonte që qeverive të Londrës dhe Hagës deri në vitin 2024 t'u paguhen gradualisht 3,8 miliardë euro. Ato u kanë paguar rreth 300.000 qytetarëve të vet këtë shumë për shkak të humbjeve të kursimeve në Bankën "Icesave". Banka ka falimentuar për shkak të krizës ekonomike. Islanda është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbetet të shihet, nëse Britania e Madhe dhe Holanda do të bllokojnë planet e Rejkjavikut për anëtarësim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat