SHBA:Bajden sot në Lindjen e Mesme

Bota

SHBA:Bajden sot në Lindjen e Mesme

Më: 8 mars 2010 Në ora: 11:01

Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, pritet të arrijë në Lindjen e Mesme, për bisedime me liderët izraelitë dhe palestinezë, në kuadër të angazhimeve të Shteteve të Bashkuara, për ripërtritjen e negociatave për paqë.Vizita e zotit Bajden po bëhet në kohën kur dje udhëheqja palestineze u pajtua për bisedime direkte me Izraelin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.Në rajon gjendet edhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, i cili edhe sot i vazhdon bisedat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, para se të niset për në Ramallah, për tu takuar me liderët palestinezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat