Bajden siguron Izraelin për mbështetjen

Bota

Bajden siguron Izraelin për mbështetjen

Më: 9 mars 2010 Në ora: 13:21

Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, ka siguruar Izraelin për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara.Bajden ka përsëritur synimet e SHBA-ve për të mos lejuar që programet bërthamore të Iranit të përdoren për prodhim armësh nukleare.Duke folur pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, Bajden shprehu bindjen se Izraeli është i përgatitur “për të rrezikuar për paqen” në Lindjen e Mesme.Netanjahu nga ana e tij theksoi se përparësi e Izraelit është paqja me palestinezët dhe fqinjët arabë si dhe moslejimi i Iranit që të prodhojë armë bërthamore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat