Lejohet ndërtimi i 1.600 shtëpive të reja në Jerusalemin Lindor

Bota

Lejohet ndërtimi i 1.600 shtëpive të reja në Jerusalemin Lindor

Më: 9 mars 2010 Në ora: 19:31

Izraeli miratoi ndërtimin e 1.600 shtëpive të reja për hebrenjtë në Jerusalemin Lindor, duke u kërcënuar t’a vë në hije vizitën e nënpresidentit amerikan.

Autoritetet thanë se shtëpitë do të ndërtohen në pjesën e qytetit, të cilën palestinezët e pretendojnë për kryeqytetin e ardhshëm të tyre.

Vendimi vjen pasi nënpresidenti Xho Bajden e siguroi kryeministrin Benxhamin Netanjahu për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

“Gurthemeli i marrëdhënieve tona është përkushtimi ynë absolut, total dhe i palëkundur për sigurinë e Izraelit”, tha Bajden.

Ai tha se është i bindur se Izraeli është i gatshëm “të rrezikojë për paqen” në Lindjen e Mesme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat