Biden dënon vendimin e Izraelit për ndërtimet

Bota

Biden dënon vendimin e Izraelit për ndërtimet

Më: 10 mars 2010 Në ora: 18:52

Zv/presidenti amerikan Joe Biden, përsëriti qëndrimin se vendimi i Izraelit për të ndërtuar 1600 shtëpi të reja në Jeruzalemin Lindor minonte besimin në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Duke folur pas bisedimeve në Ramallah me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, zoti Biden tha se SHBA-ja do t'u kërkonte llogari të dyja palëve për deklarata, veprime, apo rritje tensionesh.

Por negociatori palestinez Saeb Erekat, i tha BBC-së se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për të ndryshuar vendimin e Izraelit.

Udhëheqja palestineze ka vënë në pikëpyetje çështjen nëse ka kuptim të rihapen negociatat me qeverinë e Izraelit, pas njoftimit të kësaj të fundit për të miratuar ndërtimin e shtëpive të reja në Jeruzaelimin lindor.

Bisedime ndarazi

Zv/presidenti amerikan Joe Biden, tha në Jeruzalem se Uashingtoni është absolutisht i angazhuar për sigurinë e Izraelit dhe i vendosur për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Zoti Biden, zyrtari më i lartë i administratës Obama që vizitoi Izraelin njoftoi për një marrëveshjeje për të zhvilluar katër muaj bisedime indirekte mes izraelitëve dhe palestinezëve.

korrespondenti i BBC-së në Jeruzalem thotë se këto bisedime do të përfshijnë emisarin amerikan George Mitchell, që do të lëvizë mes Jeruzalemit dhe Ramallahut për të bindur palët që të arrijnë të mund të ulen në të njëjtën dhomë.

Disa orë përpara vizitës së zotit Biden, Izraeli miratoi ndërtimin e më shumë se 100 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor.

Nëntorin e kaluar nën presionin e madh amerikan, Izraeli njoftoi pezullimin e ndërtimeve të reja.

Ministria izraelite e Mbrojtjes këmbëgul se është fjala për ndërtime para moratoriumit dhe ato bënin përjashtim për arsye sigurie.

Zyrtarët palestinezë e akuzojnë Izraelin se është duke u përpjekur për të penguar bisedimet.

Ata këmbëngulin që përpara se të zhvillohen bisedime të drejtëpërdrejta, izraelitët duhet të ndalin të gjitha ndërtimet, jo vetëm në Bregun Perëndimor, por edhe në Jeruzalemin Lindor.

Izraelitët nga ana e tyre thonë se nuk ka perspektivë për këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat