Bajden:Bisedimet izraelito-palestineze të nisin pa shtyrje

Bota

Bajden:Bisedimet izraelito-palestineze të nisin pa shtyrje

Më: 11 mars 2010 Në ora: 14:47

Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka bërë sot thirrje për rifillimin e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze, pa shtyrje.Duke folur në Tel Aviv, zoti Bajden, vlerësoi se paqja me palestinezët është “thellësisht” në interes të Izraelit:"Duke ndërtuar paqe dhe siguri ndërmjet shtetit demokratik të Izraelit dhe shtetit të qëndrueshëm palestinez, është thellësisht në interes të Izraelit",tha Xhoe Bajden.Këto komente u bënë derisa Turqia dhe Rusia sot e dënuan vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive në një territor të Bregut Perëndimor, që i ishte aneksuar Jerusalemit.Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, që gjendet për vizitë në Izrael dhe në territoret palestineze, më herët, ka thënë se plani për vendbanime i minon përpjekjet për paqe, pasi palestinezët ishin pajtuar për bisedime të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat