Moskë: Janë identifikuar gjysma e viktimave të aeroplanit

Bota

Moskë: Janë identifikuar gjysma e viktimave të aeroplanit

Më: 13 prill 2010 Në ora: 08:54

Ministrja e shëndetësisë e Rusisë, Tatjana Golikova, tha se pothuajse gjysma e 96 trupave të pajetë nga rrëzimi i aeroplanit presidencial polak, janë identifikuar.

Prej ditës së sotme, trupi i pajetë i presidentit të Polonisë, Leh Kaçinski, do të ekspozohet në Varshavë, në mënyrë që njerëzit të mund i bëjnë nderimin e fundit. Trupi i tij ishte i pari që ishte identifikuar.

Ministrja Golikova tha se trupi i bashkëshortes së presidentit të ndjerë, Maria Kaçinski, e cila po ashtu humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit polak afër qytetit Smolensk në pjesën perëndimore të Rusisë, gjatë ditës së sotme do të kthehet në Rusi.

Pritet që i ndjeri Kaçinski të varroset të shtunën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat