Katër ditë pas rrëzimit të avionit polak në Rusi, deri tani janë identifikuar 64 nga 96 viktimat, kumtuan autoritetet ruse. Ndër viktimat ishte edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski dhe gruaja e tij Maria, të cilët do të varrosen të dielën në Krakov. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë edhe shumë burrështetas dhe kryeministra, ndër të cilët edhe presidenti gjerman Horst Köhler, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barack Obama.