Gjermania ka nevojë për më shumë imigrantë

Bota

Gjermania ka nevojë për më shumë imigrantë

Më: 9 korrik 2010 Në ora: 12:19

Konferenca e dhomave gjermane të industrisë dhe tregtisë (DIHK) i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të lehtësojë ardhjen e imigrantëve në Gjermani.

Drejtori i DIHK-së Achim Dercks tha për gazetën "Rheinische Post" se Gjermania përballë rënies së numrit të popullsisë duhet të pozicionet si një vend tërheqës imigrimi. Ai i bëri thirrje politikës të veprojë e orientuar në këtë drejtim dhe të përmirësojë shancet e integrimit.

Dercks propozon një sistem pikësh sipas modelit austrialian apo kanadez. Imigrantët potencialë do të merrnin pikë për kualifikimet, përvojën profesionale dhe njohuritë gjuhësore. Sipas nevojës politika mund të vendoste pastaj norma vjetore imigrimi për fuqi punëtore të kualifikuar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat