Pakistan: Arrijnë ushtarë dhe helikopterë amerikanë

Bota

Pakistan: Arrijnë ushtarë dhe helikopterë amerikanë

Më: 13 gusht 2010 Në ora: 09:07

Në Pakistan kanë mbërritur ushtarë dhe helikopterë amerikanë për të ndihmuar në opoeracionet humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet.

Rreth 1000 ushtarë amerikanë do t’i bashkangjiten operacioneve të ndihmës në Pakistan. Uashingtoni ka premtuar 71 milionë dollarë ndihma emergjente për Pakistanin.

Qeveria pakistaneze është përballuar me kritika të ashpra brenda vendit lidhur me reagimin e ngadaltë në zonat e prekura nga moti i keq. Nga përmbytjet 1500 persona kanë humbur jetën dhe 7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma të menjëhershme, pasi kanë mbetur pa shtëpi dhe pa qasje në ujin e pijshëm.

Presidenti pakistanez dje zhvilloi të parën vizitë në zonat e goditura nga përmbytjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat