Ban Ki-mun fton Izraelin ta vazhdojë moratoriumin

Bota

Ban Ki-mun fton Izraelin ta vazhdojë moratoriumin

Më: 13 shtator 2010 Në ora: 19:29

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Izraelit që ta vazhdojë moratoriumin për ndërtimin e lagjeve hebreje në Bregun Perëndimor, i cili skadon në fund të shtatorit.

"Asgjë nuk duhet të ndikojë negativisht në vazhdimin e bisedimeve paqësore në Lindjen e Mesme", tha Ban, i cili javën e ardhshme do të takohet me përfaqësuesit e Katërshes për Lindjen e Mesme.

Sot, Sekretarja amerikane e Shtetit u nis në Lindjen e Mesme. Hillari Klinton pritet nesër në Egjipt të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat