Clinton: Siria dhe Libani të përfshihen në bisedimet për Lindjen e Mesme

Bota

Clinton: Siria dhe Libani të përfshihen në bisedimet për Lindjen e Mesme

Më: 17 shtator 2010 Në ora: 10:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin ndaj Izraelit dhe palestinezëve për të shpënë përpara negociatat për paqen në Lindjen e Mesme. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dëshiron që në bisedimet paqësore të inkuadrohen edhe Siria dhe Libani. Kështu njoftoi Clinton pas një takimi me mbretin e Jordanisë Abdullahun e II-të në Amman. Përfshirja e Sirisë dhe Libani mund të rigjallërojë sërish planin paqësor arab të vitit 2002. Ai parasheh që Izraeli të njihet nga të gjitha vendet arabe nëse largohet nga rajonet e pushtuara palestineze në vitin 1967. Gjithashtu u njoftua se qeveria amerikane ka propozuar zgjatjen edhe për tre muaj të tjerë të ndërtimeve në ngulimet e reja hebreje në Bregun Perëndimor. Deri tani qeveria izraelite nuk është e gatshme të zgjasë marrëveshjen që skadon më 26 shtator. Palestinezët nga ana tjetër kërcënojnë me ndërprerjen e bisedimeve në rast se Izraeli fillon punimet në Bregun Perëndimor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat