Klinton arrin në Sarajevë

Bota

Klinton arrin në Sarajevë

Më: 12 tetor 2010 Në ora: 08:20

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka arritur në aeroportin e Sarajevës. Ajo e fillon sot zyrtarisht turneun ballkanik me takimet me liderët e Bosnjë e Hercegovinës.

Takimi i saj me presidencën tre anëtarëshe të Bosnjes vjen pas zgjedhjeve të këtij muaji, të cilat i nxorrën në pah ndarjet etnike që ekzistojnë në këtë vend 15 vjet pas luftës qytetare.

Ndihmës sekretari i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Gordon, u tha gazetarëve se Klinton do t’i inkurajojë liderët e Bosnjes që t’i

shtyjnë përpara reformat, të cilat do të mund ta afronin vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gordon tha se është “e drejtë” të thuhet se procesi politik ka ngecur në Bosnje për shkak të rivaliteteve etnike.

Nga Sarajeva, Klintondo të udhëtojë në Beograd, ku me liderët serbë do të bisedojë edhe rreth Kosovës.

Të mërkurën, Klinton e përmbyll turneun ballkanik me vizitën në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat