WikiLeaks publikoi dokumente sekrete

Bota

WikiLeaks publikoi dokumente sekrete

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 09:48

Faqja Wikileaks në Internet ka publikuar afro 250 mijë dokumente diplomatike, që e kanë zemëruar Uashingtonin.

Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një kumtese, tha se “zbulimi i tillë i rrezikon diplomatët, profesionistët e inteligjencës dhe popullin në mbarë botën, që vijnë në Shtetet e Bashkuara për ndihmë, në promovimin e demokracisë dhe të qeverisë së hapur”.

WikiLeaks ka publikuar ekstrakte nga posta sekrete e dërguar nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara.

Ato përmbajnë raportet e disa udhëheqësve arabë - përfshirë këtu edhe Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite - që u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të sulmojnë Iranin dhe t'i japin fund programit të tij bërthamor.

Disa të tjera përfshijnë sigurimin e materialit bërthamor të Pakistanit, i cili do të mund të përdorej për krijimin e një arme atomike.

Raportet e publikuara po ashtu flasin për marrëdhënie shumë të ngushta ndërmjet kryeministrit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij italian, Silvio Berluskoni, si dhe për lidhjet e supozuara midis Qeverisë ruse dhe krimit të organizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat