Gjykata suedeze refuzon apelin e themeluesit të WikiLeaks

Bota

Gjykata suedeze refuzon apelin e themeluesit të WikiLeaks

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 12:38

Gjykata Supreme e Suedisë e ka refuzuar apelin e themeluesit të WikiLeaks, Xhulian Asanzh, kundër fletëarrestit të lëshuar ndaj tij, në bazë të akuzave për dhunim.

Asanzh i mohon akuzat dhe thotë se ato janë pjesë e fushatës kundër tij pas publikimit të dokumentave të fshehta mbi operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan, si dhe të mesazheve diplomatike amerikane.

Interpoli e ka vënë Asanzhin në listën e personave që duhet të deportohen në vendin ku kërkohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat