WikiLeaks-i boton listën e objekteve jetike për SHBA-në

Bota

WikiLeaks-i boton listën e objekteve jetike për SHBA-në

Më: 6 dhjetor 2010 Në ora: 08:13

WikiLeaks-s ka publikuar listën e objekteve të infrastrukturës që kanë rëndësi jetike për Shtetet e Bashkuara.

Me kërkesë të Departamentit të Shtetit, në shkurt të vitit 2009, të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në botë duhet të dërgonin listën e objekteve "humbja e të cilave do të ndikonte jashtëzakonisht në shendetin publik, në sigurinë ekonomike dhe në sigurinë kombëtare të SHBA-ve".

Mediat raportojnë se në meisn e kësaj liste gjenden kabllot nënujore të domosdoshme për komunikim, porte, burime minerale apo kompani. Gjeografia e objekteve të përfshira në listë përfshin vende nga Austria në Zelandën e Re.

WikiLeaks-i ditë më parë nisi publikimin e 250 mijë dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat