Kërkoi vrasjen e shefit të Wikileaks, hetim këshilltarit të kryeministrit

Bota

Kërkoi vrasjen e shefit të Wikileaks, hetim këshilltarit të kryeministrit

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 11:13

Në Kanada një Këshilltar i kryeministrit po përballet me rrezikun e hetimit penal pas thirrjes së bëri disa ditë më parë në një emision televiziv, se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange duhet vrarë.

Tom Flanagan i bëri deklaratat e tij në një emision televiziv në kulmin e publikimit të dokumenteve konfedenciale amerikane nga Wikileaks, duke pohuar se ideatori i nxjerrjes së sekreteve duhej të vritej ose me një kille të paguar ose me një sulm nga avionët bombardues të urdhëruar nga Presidenti amerikan Barack Obama.

Por pas emisionit policia ka marë një varg telefonatash ndërsa këshilltari i kryeministrit tha se kishte qenë duke bërë shaka.

Sipas sanksionit numër 464 të Kodit Penal të Kanadasë, “çdo person që këshillon apo i bën thirrje një njeriu tjetër për të kryer një vrasje, dënohet njësoj sa autori i krimit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat