Grupi “Anonimët” sulmon kompanitë që kanë ndërprerë lidhjet me Wikileaks

Bota

Grupi “Anonimët” sulmon kompanitë që kanë ndërprerë lidhjet me Wikileaks

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 18:05

Një grup, që e quan veten “Anonimët” ka filluar një sulm kibernetikë kundër bizneseve që kanë ndërprerë lidhjet me Wikileaks me sa duket në shenjë hakmarrje ndaj arrestimit të themeluesit të Wikileaks, Xhulian Asanxh.

Grupi “Anonimët” ka marrë përgjegjësinë për bllokimin të mërkurën të faqes në internet të kartës së kreditit MasterCard. Mastercard kishte njoftuar të hënën se nuk do të kryente transaksione financiare që destinoheshin si dhurata për Wikileaks.

Aktivistët po ashtu kanë sulmuar në internet edhe bankën zvicerane PostFinance. Kjo bankë kishte mbyllur llogarinë e Xhulian Asanxhit.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Australisë Kevin Rad tha se ai fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Wikileaks për daljen e shkëmbimeve të fshehta diplomatike. Rad tha se ata që nxorën dokumentet janë ligjërisht përgjegjës për shpërndarjen e tyre në faqen e Wikileaks. Dalja e dokumenteve tha ai tregon se ka probleme me sistemin amerikan të sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat