Obama dënon veprimet e WikiLeaks-it

Bota

Obama dënon veprimet e WikiLeaks-it

Më: 12 dhjetor 2010 Në ora: 10:54

Presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar fuqishëm rrjedhjen e dokumenteve diplomatike amerikane nga WikiLeaks.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike që bëri me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Obama ka shfaqur keqardhjen për veprimet e tmerrshme të WikiLeaksit dhe që të dy liderët janë pajtuar se këto nuk do të ndikojnë apo të prishin bashkëpunimin e ngushtë në mes të SHBA-ve dhe Turqisë.

Komente dhe deklarata të njëjta janë bërë edhe në bisedën me homologun meksikan Felipe Kalderon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat