Merkel i bën thirrje tunizianëve për reforma demokratike

Bota

Merkel i bën thirrje tunizianëve për reforma demokratike

Më: 16 janar 2011 Në ora: 11:41

Kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit të përkohshëm tunizian Foued Mebazaa, që të ketë kurajo për të ndërtuar një demokraci në vend.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë të gatshëm për të ndihmuar për një fillim të ri të tillë, theksoi Merkel. Është thelbësore që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të garantohet liria e shtypit si dhe liria e organizimit të tubimeve.

Edhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle e përforcoi qëndrimin e kancelares: "Me presidentin e përkohshëm Mbazaa ne shpresojmë tani që do të kemi një shans që rruga në drejtim të demokracisë dhe stabilizimit të bëhet e mundur.

Ky është apeli ynë i qartë". Ndërkohë koncernet turistike TUI, Thomas Cook, Rewe-Touristik dhe disa të tjera do t'i kthejnë në dy ditët e ardhshme në Gjermani, të gjithë pushuesit gjermanë, që po qëndrojnë ende në Tunizi.

Aktualisht janë ende rreth 6000 deri në 8000 turistë gjermanë që ndodhen në vendin afrikanoverior.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat