Muzeu i harruar i Skënderbeut

Kultura

Muzeu i harruar i Skënderbeut

Më: 9 maj 2009 Në ora: 14:40

Në Sinë të Dibrës, fshatin ku lindi Heroi ynë Kombëtar, ndodhet në gjendje të mjerueshme Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Ky muze është ndërtuar në vitin 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar dhe 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas viteve ‘90, i lënë jashtë vëmendjes së strukturave qeveritare, nisi të shkatërrohej gradualisht.

Banorët e Sinës në Komunën e Arrasit, japin alarmin për prishjen e muzeut, i cili gjendet i vetmuar në një cep të fshatit, i mbyllur me dry.

Fshatarët tregojnë se muzeu ka qenë në gjendje shumë të mirë, por pas viteve ’90, filloi të shkatërrohej dhe nuk është ndërmarrë asgjë për restaurimin e tij.

Muzeu është shndërruar në një lloj gërmadhe, në të cilin nuk ka mbetur asgjë nga mos kujdesi dhe mungesa e mbikëqyrjes, ajo që shihet aty janë vetëm pjesët e mbetura xhamave të thyera.

Asllan Pira, drejtor i shkollës fshatit Sinë, vendlindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndjehet shumë i shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet muzeu, i cili është shpallur kombëtar dhe administrohet nga vetë Ministria e Kulturës. Por prej vitesh ka hequr dorë, duke e lënë atë në mëshirë të fatit. Drejtuesit e Komunës Arras, nuk tregojnë interesin e duhur për të biseduar me Ministrinë e Kulturës për mirëmbajtjen e muzeut, pasi ai është kombëtar dhe me vlera të spikatura historike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat