Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”

Kultura

Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”

Më: 25 maj 2012 Në ora: 20:00

“Lahuta e Eposit Shqiptar” kështu titullohej ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar, ku u prezantuan 30 lahuta autoktone, instrumenta origjinal të Lahutës që janë pjesë e disa koleksionistëve shqiptarë. Kurimi i kësaj ekspozite është realizuar nga studiuesi, Jaho Brahaj.
Në hapjen e kësaj ekspozite ishte i pranishëm e dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi i cili shprehu vlerësime për objektet unike të etnografisë dhe mitologjisë shqiptare.

Lahuta është instrument popullor që shoqëron këngët e kreshnikëve. Ajo përfaqëson tipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të
kontinentit Europian, shpesh e quajtur instrument etnik i shqiptarëve.

Kjo ekspozitë erdhi në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë me qëllim njohjen e vlerave të veçanta të kulturës sonë popullore. Ekspozita erdhi si rezultat i bashkëpunimit të qendrës së inventarizimit, Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik, dhe do të qendrojë e hapur për tre ditë për gjithë vizitorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat